Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, ka mbërritur tashmë në Kosovë.

Njoftimi është bërë nga ambasada e SHBA-ve, ku është shtuar se Hanrahan është pritur nga ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati.

Në njoftim thuhet edhe se ‘’presim me padurim një fundjavë të frytshme me takime’’.

Po ashtu, shtohet se këto takime do të theksojnë prioritetet e SHBA-së për stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet ekonomik.

‘‘Këtë mbrëmje, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, pati kënaqësinë të mirëpriste zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan, në vizitën e tij të parë në Kosovë. Presim me padurim një fundjavë të frytshme me takime dhe vizita që do të theksojnë prioritetet e SHBA-së për stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet ekonomik’’, thuhet në njoftim.

Ndryshe, zyrtari i DASH’it pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti./KFVA/

Njoftimi i plotë:

Related Posts