Restoranti kthehet në arenë lufte: Përleshje me grushte, karrige, thikë dhe armë në Ferizaj

 

 

Katër persona janë arrestuar në Ferizaj pas një përleshjeje fizike që ndodhi natën e 12 korrikut, rreth orës 03:40, në një restorant në rrugën “Wesley Clark”. 

Njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në stacionin policor. Hetuesit kanë siguruar prova materiale, deklarata të dëshmitarëve si dhe pamje nga kamerat e sigurisë.

Sipas hetimeve fillestare, pas një mosmarrëveshjeje verbale, katër persona janë përfshirë në përleshje fizike me grushte dhe karrige. Gjatë incidentit, njëri nga ta ka nxjerrë një armë zjarri nga brezi, ndërsa është përdorur edhe një thikë.

Përveç arrestimeve, të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve të tyre dhe janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit. Ata janë akuzuar për lëndim të lehtë trupor dhe kanosje.

Personat e arrestuar janë identifikuar si:

A.I. (M/K), 48 vjeç

B.A. (M/K), 45 vjeç

F.S. (M/K), 28 vjeç

A.I. (M/K), 27 vjeç

Prokuroria ka iniciuar procedurat për të hetuar më tej rastin dhe për të marrë masa të tjera ligjore

  • Shkrime të ngjashme

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…

    “Ministra e kryetar të komunave nën hetim”, zëvendëskryeprokurori i Speciales: Po trajtojmë 390 raste të korrupsionit

    Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi, ka bërë të ditur se Departamenti për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar po trajton 390 raste të dyshimta për korrupsion të nivelit të lartë, duke përfshirë ministra, kryetarë komunash dhe drejtorë të agjencive…