Protesta në Lipjan: Agoni nuk është vetëm një emër, është simboli i padrejtësisë

 

 

Para stacionit policor në Lipjan po zhvillohet protestë për Agon Zejnullahun, 27-vjeçari që vdiq në orët e para të 7 korrikut.

Vëllai i tij Albani, tha se si familje kërkojnë hetim të plotë, dhe se nuk do të dorëzohen së kërkuari drejtësi, transmeton KFVA.

“Drejtësi për Agonin. Të dashur pjesëmarrës, të gjithë ju që jeni sot këtu, me zemër plot dhimbje por me qëllim të pastër e paqësor, ju falënderoj për praninë tuaj. Sot nuk jemi mbledhur për urrejtje, sot jemi këtu për të kërkuar drejtësi, sot jemi këtu për Agonin, një djalë, një jetë, një zë që nuk mund të heshtet. Jemi këtu sepse drejtësia nuk është privilegj, por e drejtë. Jemi këtu sepse dhimbja e familjes së Agonit është dhimbje kolektive, sepse heshtja vret për herë të dytë. Agoni nuk është vetëm një emër, është simboli i një padrejtësie që nuk guxon të harrohet. Ai është kujtimi që na bënë thirrje të mos mbyllim sytë, të mos dorëzohemi që të kërkojmë të vërtetën”, u shpreh Albani.

“Kërkojmë hetim të plotë dhe transparent, kërkojmë përgjegjësi, kërkojmë veprim ligjor e jo hesht je institucionale”, tha tutje ai.

Lidhur me rastin e vdekjes së Agonit, pesë zyrtarë policor janë arrestuar, dhe ndaj tyre peshon vepra penale “vrasje nga pakujdesia”, ku dhe është mbajtur seanca e parë gjyqësore për rastin.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…