Kosovë Lajme

Presidentja Osmani takon kongresistin Ritchie Torres në Nju Jork

 

 

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kongresistin Ritchie Torres, në Nju Jork.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është mirënjohëse për përkushtimin e kongresistit Torres në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me SHBA-të, shkruan Reporteri.net.

Postimi i saj i plotë:

Gjithnjë kënaqësi të takohem me Kongresistin Ritchie Torres, kësaj radhe në New York. 🇽🇰🇺🇸

Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.