Pedagogu që shoqëroi ish-ambasadorin gjerman në Shqipëri tregon momentet e tij të fundit: Ngjante si një engjëll i gëzuar

 

 

“Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian të Tiranës, Besjan Zogaj, që shoqëronte ish-ambasadorin gjerman gjatë vizitës së tij në vendin tonë.

Miku i Daum, në një reagim pas ndarjes nga jeta të diplomatit, kujton çastet e fundit me të. Rrëfimet e tij emocionuese mbi Shqipërinë këto ditë ishin një magjepsje për të gjithë, thotë pedagogu.

“Rrëfimet e tij emocionuese mbi Shqipërinë këto ditë ishin një magjepsje për të gjithë. Prof. Dr. Werner Daum nuk ishte një personazh i çfarëdoshëm. Ai ishte me plot kuptimin e fjalës një njeri i jashtëzakonshëm. Një ndër ata persona që mjafton t’i takosh një herë, për të mos e harruar kurrë.Një intelektual i përkorë dhe frymëzues, që do të nderohet përjetësisht jo vetëm nga 3199 shqiptarët që strehoi dhe mbrojti brenda selisë diplomatike gjermane 35 vite më parë, por nga të gjithë ata që patën mundësi ta njihnin dhe ta dëgjonin. Mbi të gjitha, ai është protagonisti i padiskutueshëm i një prej kthesave më të rëndësishme të historisë tonë moderne, për të cilën shteti shqiptar duhet të shprehë mirënjohje të thellë!”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Ambasadori Werner Daum u shua në Shqipërinë që e deshi aq shumë, e ku kaloj ditën e fundit të jetës së tij i lumtur dhe i nderuar, siç e meritonte!

Rrëfimet e tij emocionuese mbi Shqipërinë këto ditë ishin një magjepsje për të gjithë. Prof. Dr. Werner Daum nuk ishte një personazh i çfarëdoshëm. Ai ishte me plot kuptimin e fjalës një njeri i jashtëzakonshëm. Një ndër ata persona që mjafton t’i takosh një herë, për të mos e harruar kurrë.

Një intelektual i përkorë dhe frymëzues, që do të nderohet përjetësisht jo vetëm nga 3199 shqiptarët që strehoi dhe mbrojti brenda selisë diplomatike gjermane 35 vite më parë, por nga të gjithë ata që patën mundësi ta njihnin dhe ta dëgjonin. Mbi të gjitha, ai është protagonisti i padiskutueshëm i një prej kthesave më të rëndësishme të historisë tonë moderne, për të cilën shteti shqiptar duhet të shprehë mirënjohje të thellë!

Pata nderin ta njihja 10 vite më parë, në ceremoninë e përkujtimit të 25-vjetorit të rënies së komunizmit organizuar atëkohë nga Institucioni i Presidentit, nga ku, si një gjerman i vërtetë, ruante ende spilën e dhuruar gjatë atij takimi edhe tani. U bëra një mik dhe ithtar i tij.

Kam dhimbje për të sot ndërsa nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e tij mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit, tek ecte me çantën në dorë dhe xhaketën mbi supe si një djalosh. Ngjante si një engjëll i gëzuar.

Ishte një nder ta prisja dhe ta shoqëroja me shumë respekt dhe dashuri ketë mik të shtrenjtë në agjendën e tij 4 ditore me Universitetin Europian të Tiranës dhe Bashkinë Kavajë, që u bë dhe udhëtimi i tij i fundit i jetës.

Lamtumirë ambasador dhe prehu në paqe. Do jesh përjetë i paharruar.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…