Osmani e thotë sërish: Trumpi personalisht ka parandaluar eskalimin e Serbisë në kufirin me Kosovën

 

 

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë për të dytën herë se Presidenti Trump e ka ndalur eskalimin në kufirin Kosovë-Serbi – ose më saktë atë që Beogradi po përpiqej të bënte në kufirin me Kosovën.
Këto deklarata Osmani i ka bërë gjatë një diskutimi në Hudson Institute ku ka qenë mysafire.

“Siç e ka thënë Presidenti Trump ai e ka parandaluar një tension, e ka parandaluar një eskalim, atë që Serbia po përpiqej ta bënte në kufirin me Kosovën. Por, ishte angazhimi i tij personal dhe roli i tij që e parandaloi që është një lidership i vërtetë në ruajtjen e paqes”, ka thënë Osmani.

“Sepse paqja, siç e dimë të gjithë nga lufta në Ukrainë, nuk duhet të merret kurrë si e mirëqenë. Është diçka që duhet mbrojtur vazhdimisht, duhet kultivuar vazhdimisht. Dhe roli i Shteteve të Bashkuara në këtë përpjekje është thelbësor. Është i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm”, shtoi Osmani.

Presidentja po qëndron për vizitë në SHBA. Deri tani ka pasur takime në State Department dhe në think tank’e të njohura amerikane që merren edhe me Ballkanin. Deklaratat e Trump nuk janë komentuar nga Qeveria. Ministri i Brendshëm në largim Xhelal Sveçla ka thënë se për eskalimin e mundshëm duhet pyetur Presidentja.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…