Një djalë i mitur dyshohet se e dhunoi seksualisht një të mitur tjetër në pyll-Prokuroria jep detaje në lidhje me ngjarjen

 

 

Një rast i rëndë është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku një i mitur dyshohet se ka kryer një akt dhune seksuale ndaj një të mituri tjetër.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 10 korrik 2025, rreth orës 13:00, në një zonë pyjore të fshatit Gllavicë në komunën e Shtimes.

Sipas komunikatës zyrtare, Prokuroria ka ngritur dyshime të bazuara se i dyshuari, duke përdorur forcë fizike, ka keqpërdorur seksualisht viktimën – gjithashtu të mitur dhe i gjinisë mashkullore. Rasti është cilësuar si vepër penale “Dhunimi” sipas nenit 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me rrethana rënduese për shkak të moshës dhe marrëdhënies midis të miturve.

Aktualisht, i dyshuari ndodhet në ndalim që nga data 11 korrik dhe Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të, kërkesë që është paraqitur në Gjykatën Themelore në Ferizaj nga Departamenti për të Mitur.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…