Ndjekje spektakolare në Sarandë, hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, arrestohet nga kufitarët me skaf

 

 

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku një ndjekje policore përfundoi në ujërat e detit Jon. Një automjet luksoz është ndaluar nga forcat e policisë, ndërsa tre persona ndodheshin në të.

Në momentin e ndalimit, njëri prej pasagjerëve ka zbritur me vrap dhe është hedhur në det për t’i shpëtuar ndjekjes. Ai mbante me vete një çantë në krah, duke ngritur dyshime për mbajtje të sendeve të paligjshme, të cilat mendohet se mund t’i ketë hedhur në ujë gjatë arratisjes.

Dy personat e tjerë janë ndaluar menjëherë nga forcat “Shqiponja” dhe janë shoqëruar për në komisariat. Ndërkohë, dhjetëra forca policore janë vendosur përgjatë shëtitores, duke ndjekur me sy notuesin që përpiqej të largohej.

Pak minuta më vonë, ka mbërritur në vendngjarje skafi i policisë kufitare, i cili ka bërë të mundur kapjen e të dyshuarit në det. Ai është nxjerrë në shëtitoren e qytetit dhe po shoqërohet drejt furgonit të forcave “Shqiponja”.

Pritet një reagim zyrtar nga policia për të hedhur më shumë dritë mbi motivet e ndjekjes dhe përmbajtjen e çantës që mbante personi i arrestuar.

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…