by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Njëherë qenë në prag, e tash u kthyen mbrapsht. Vota as për e as kundër, deputetët nuk iu dhanë as tash në formimin e komisionit për votim të fshehtë në procesin e konstituimit të Kuvendit, por për këtë paralajmërim Vetëvendosje u bë pishman.
Kjo parti tash po thotë se nuk do i çojë në Kushtetuese, por do pres çka ky institucion do thotë për ato që dorëzoi PDK e LDK.
Zëri kësaj pune i doli edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej ku presidentja hoqi dilemën se shteti ka mbet pa zot shtëpie. Ndaj edhe si shefe duart kryq s’do i mbajë, e një lëndë do e dërgojë edhe vet për ta marrë vesh se çka bëhet pas 26 korrikut, kur kryhet afati 30 ditësh i prerë nga kushtetuesja për ta konstituuar Kuvendin, raporton KFVA
Por, cilado lëndë, zor se do marrë një përgjigje të shpejtë nga institucioni më i kërkuar këto kohë.
Gjykata Kushtetuese doli me një aktgjykim me 26 qershor, por ky dokument u interpretua krejt me qasje të ndryshme nga partia e parë krahasuar me tjerat, çka bëri që lëmshi për ta konstituuar Kuvendin të mos zgjidhet
Një rast i rëndë është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku një i mitur dyshohet se ka kryer një akt dhune seksuale ndaj një të mituri tjetër. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 10 korrik 2025, rreth orës 13:00, në një zonë pyjore të fshatit Gllavicë në komunën e Shtimes.
“Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian të Tiranës, Besjan Zogaj, që shoqëronte ish-ambasadorin gjerman gjatë vizitës së tij në vendin tonë. Miku i Daum, në një reagim pas ndarjes nga jeta të diplomatit, kujton çastet e fundit
Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, ka gjithsej 581 mijë e 95 banesa. Nga to 356 mijë e 959 janë të banuara nga një ose më shumë banorë, ndërsa 207 mijë e 165 banesa apo 35.7 për qind e tyre janë të pabanuara, përfshirë ato të destinuara për shitje, qira apo përdorime të
Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Ambasada e Kosovës në SHBA, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar me Medaljen e Nderit “Hasan Prishtina” një ndër figurat më të angazhuara të diasporës shqiptare, Tahir Kukaj nga Drenica. I pranishëm në listën e liderëve shqiptarë-amerikanë që u dekoruan për kontributin