Kërcënon Fitore Pacolli: Deputetët që nuk votojnë duhet t’u merret mandati

 

 

Deputetja e VV’së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar  ndaj partitë e ish-opozitës, të cilat sipas saj po bllokojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e punës së Kuvendit, shkruan KFVA.

Pacolli ka paralajmëruar se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet të shqyrtohet seriozisht mundësia për të marrë masa ndaj deputetëve që nuk marrin pjesë në votim.

“Nuk mund të vazhdojmë kështu. Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet të merren mandatet nga ata që po e bllokojnë. S’ka asnjë arsye ligjore apo morale që e justifikon këtë sjellje,” ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

PDK, LDK dhe AAK po bllokojnë konstituimin e Kuvendit, duke shkelur Kushtetutën dhe rregulloren. Ata po akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje, por është vetë kjo palë që po e bllokon.

Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet të merren mandatet nga ata që refuzojnë të votojnë. Nuk mund të vazhdojmë kështu!

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…