I nxehti ekstrem në Afganistan, shoferët e taksive gjejnë zgjidhjen epike për ajër të freskët

 

 

Në një qytet në Afganistan, taksitë qarkullojnë me fuçi dhe tuba ajri të montuara në tavanet e tyre. Këto janë sisteme ftohjeje të improvizuara që shoferët i montojnë për t’u përballur me temperaturat e larta.

Në Kandahar, temperaturat shpesh kanë kaluar 40 gradë Celsius dhe kondicionerët e integruar të automjeteve shpesh prishen.

“Ky funksionon më mirë se kondicioneri”, tha Abdul Bari për AFP. “Kondicioneri ftoh vetëm pjesën e përparme. Kjo shpërndan ajrin në të gjithë makinën”, shtoi ai.

Videoja tregon taksistin duke ngjitur tubin e ajrit në dritare, ndërsa një person tjetër e monton strukturën në çati. Sipas BBC, ai thotë se duhet ta mbushë sistemin e improvizuar me ujë dy herë në ditë.

Sakaq, Gul Mohammad, një shofer në të njëjtën zonë, ka përdorur një sistem të ngjashëm për disa vite.

“Kondicionerët nuk funksiononin dhe riparimet ishin të kushtueshme. Shkova te një teknik dhe ai më rregulloi frigoriferin. Kostoja arriti në rreth 43 dollarë”, tha ai.

BBC vëren se pasagjerët e kanë duartrokitur zgjidhjen “inovative”.

Ndërkohë, Afganistani ka përjetuar pranverën më të nxehtë në vite, ndërsa thatësira e përhapur ka goditur të korrat dhe komunitetet, sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…