by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Dje pasdite, Parlamenti i Gjermanisë mbajti një seancë speciale.
Me të u shënua 30 vjetori i Masakrës së Srebrenicës, ku në korrik të 1995-ës, forcat serbe të Bosnje Hercegovinës, vranë mbi 8000 burra e djem boshnjakë.
Në pjesën për publikun ishin të ulur dy të mbijetuar të gjenocidit në Bosnjë, të cilët u duartrokitën nga Bundestagu. Poashtu, në pjesën ku ulen mysafirët në parlamentin gjerman qenë të pranishëm ambasadori boshnjak në Berlin, Damir Arnaut, si dhe ai i Republikës së Kosovës, Faruk Ajeti.
Vuajtjet e masakrat që i pësuan popujt e këtyre dy shteteve nga Serbia, u përmendën në fjalimet e deputetëve gjermanë.
Është ligjvënësi nga partia në pushtet CDU, Michael Brand, ai i cili dridhi Bundestagun me fjalimin e tij.
“Është gabim të thuhet se lufta e Putinit kundër Ukrainës, është lufta e parë në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore, pra që nga vitit 1945. Qysh në vitin 1991, Serbia e mbështetur nga Rusia, ka udhëhequr luftëra ndaj fqinjëve të saj. Më 1991 kundër Sllovenisë e Kroacisë, më 1992 në Bosnjë Hercegovinë, dhe më 1998-1999 luftën në Kosovë. Evropa nuk kishte qëndrim të qartë për këto luftëra. Kishte vetëm fjalë në vend që të veprohej”, tha ai, raporton KFVA.
Brand, përmendi një deklaratë famëkeqe të serbit Aleksandar Vuçiq, i cili para 30 dekadave në parlamentin e Beogradit, thoshte “ Nëse ju e vrisni një serb, atëherë ne vrasim 100 myslimanë”
Ky deputeti i ri, atëherë bënte karrierë, dhe u bë ministër i propagandës së presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, dhe më vonë vetë u bë president i Serbisë. Sot Vuçiqi, lejon të ushtrohet dhunë kundër studentëve dhe opozitës, bën urrejtje ndaj Evropës, dhe është i lidhur me Putinin. Në mediat serbe dhe në librat shkollor, gjenocidi në Bosnje dhe në Kosovë, dhe kryesit e krimeve të luftës, festohen si hero.
Ligjvënësit e Bundesrepublikës, kritikuan ashpër qasjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj luftërave në ish-Jugosllavi, që i ndezi Serbia dhe evropianët që sipas tyre janë të dobët ndaj aleancës serbo-ruso-kineze.
Fjalim emocional mbajti deputetja, Jasmina Hostert, e lindur në Sarajevë, dhe që në luftë humbi dorën e djathtë.
Tensione kishte kur një ligjvënës nga partia e ekstremit të djathtë, mori fjalën dhe relativizoi mbi atë nëse vrasja masive në Srebrenicë ishte gjenocid.
Më 23 maj të vitit të kaluar, Asambleja e Përgjithshme e OKB-ës, me një Rezolutë shpalli 11 korrikun Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të viktimave të gjenocidit që ngjau në Srebrenicë.
Gjermania ishte kryenismëtare e kësaj Rezolute.
Presidenti Donald Trump deklaroi se guvernatorët dhe kryebashkiakët demokratë duhet t’i drejtohen atij për ndihmë nëse duan ndërhyrjen e qeverisë federale për të ndalur krimin në qytetet e tyre. “Ky do të jetë vendi më i sigurt në tokë. Do të bëjmë të njëjtën gjë edhe në Çikago. Por më pëlqen që të
Agim Veliu, ish-ministër i Punëve të Brendshme, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ia kishte refuzuar kërkesën për ta dërguar Policinë në veri. Veliu ka thënë se Policia e Kosovës e kishte pasur planin e detajuar për ndërhyrje, por Kurti nuk e kishte pranuar. “Jo unë, por Policia e Kosovës e ka pasur planin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kreu i VV’së, Albin Kurti, nuk e ka votën nga PDK-ja për kryeministër. Krasniqi është shprehur i prerë në këtë qëndrim. “Varet a konstituohet Kuvendi, dy mundësi janë këtu, përfundon konstituimi, hyjmë në afate kushtetuese. Unë i kam thënë z.Kurtit, urdhëro, dëshmoje
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se sot në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri, prej të cilave katër vazhdojnë të jenë aktive, shkruan KFVA. AME ka apeluar tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme