Bie sistemi, pezullohet përkohësisht hyrja e automjeteve në Maqedoninë e Veriut, kontrolle të dyfishta

 

 

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se ka rënë sistemi i Policisë së Maqedonisë së Veriut në të gjithë territorin e saj, duke pezulluar përkohësisht hyrjen e automjetëve në territorin e saj.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, raporton KFVA.

QKMK ka njoftuar se për shkak të rënies së sistemit, veturat që hyjnë në Maqedoninë e Veriut po regjistrohen mekanikisht dhe se si pasojë ka kolona të gjata të shkaktuara.

“Si pasojë e kësaj ndërprerjeje teknike, autoritetet maqedonase kanë pezulluar përkohësisht hyrjen e automjeteve në territorin e RMV-së.
Tani kanë filluar mekanikisht regjistrimin dhe deri sa të kthehet sistemi kufitar i MKDV- së është kthyer kontrolli i dyfisht! Ka kolona të gjata në territorin e RMV-së.Do t’u mbajmë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë situatë”, thuhet në njoftim./ KFVA/

Njoftimi i plotë:

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…