by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Zëvendëssekretari i Shtetit, Christopher Landau, ka deklaruar se gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ata kanë diskutuar mundësitë për bashkëpunim ekonomik në të ardhmen.
Në një postim në rrjetin social X, ai theksoi se të dy liderët shprehën besimin e tyre se “prosperiteti dhe bashkëpunimi ekonomik do të ndihmojnë në largimin e Ballkanit Perëndimor nga përçarjet e së kaluarës dhe do të promovojnë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.”.
Ndërkohë, Osmani ka postuar një mesazh në Facebook, ku falënderoi Landau për mikpritjen dhe diskutimin e hapur. Ajo tha: “Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump. Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona.
Fundi i vështirë i sezonit për Las Palmas është ëmbëlsuar nga lajmi më i mirë i mundshëm për klubin nga Ishujt Kanarie: kapiteni Kirian Rodriguez është rikthyer në stërvitje. Mesfushori 29-vjeçar u detyrua të ndalonte sezonin në muajin shkurt, pasi një kontroll rutinë zbuloi se ai po përballej me kancer limfatik. Kirian e
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan postoi një videomesazh me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. “Edhe pse kanë kaluar 30 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, dhimbja për vëllezërit dhe motrat tona boshnjake është ende e freskët. Fakti që bashkësia ndërkombëtare nuk mori përgjegjësinë për të ndaluar gjenocidin është një lëshim që do
Korporata Energjetike e Kosovës ka publikuar një njoftim ku tregon se konsumatorët të cilët s’kanë lidhur një marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar nga ZRRE, nga 30 korriku do të mbeten automatikisht pa furnizim me energji elektrike, pasi KEK-u s’do ta ketë më kompetencën për furnizim në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka ndërrmarr masa të menjëhershme për rregullimin e parkingjeve private pa leje. Njoftimi i plotë: 📢 Njoftim për rregullimin e parkingjeve në Kryeqytet Për shkak të numrit të madh të parkingjeve private pa leje – veçanërisht ato me qasje direkte në rrugë kryesore, udhëkryqe apo zona të gjelbra