Tragjedi në Itali: Një i ri hapi një gropë në plazh, rëra i ra sipër dhe e mbyti

 

 

Një tragjedi ndodhi në plazhin pnë qytetin italian Montalto di Castro, kur një djalë 17-vjeçar vdiq. Sipas informacioneve të mediave atje, djali nga Roma po hapte një gropë rreth një metër e gjysmë të thellë me vëllezërit e tij më të vegjël. Pasi vëllezërit u larguan, ai mbeti vetëm në gropë. Në një moment, rëra u shemb mbi të dhe e mbuloi plotësisht, shkruan Corriere della sera .

Babai ishte nën një çadër, jo shumë larg fëmijëve, në kohën e aksidentit. Kur vuri re se djali i tij mungonte, filloi ta kërkonte. Të rinjtë treguan me gisht vendin ku vëllai i tyre ishte parë për herë të fundit dhe pushuesit e tjerë filluan menjëherë të gërmonin në rërë. Fatkeqësisht, gjithçka ishte e kotë, transmeton në shqip gazeta online Reporteri.net.

Shërbimet e emergjencës mbërritën shpejt, por nuk pati asnjë shpëtim.

Sipas informacionit zyrtar të policisë, zjarrfikësit, policia dhe karabinierët mbërritën shpejt në vendin e aksidentit, si dhe u thirr edhe helikopteri i ambulancës dhe shpëtimit. Mjekët mundën vetëm të konstatonin vdekjen e të riut. Nuk dihet nëse kishte ndonjë roje bregdetare në kohën e aksidentit në atë plazh, i cili nuk është i organizuar dhe nuk ka mbikëqyrje zyrtare.

Karabinierët po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…