Takimi me kryetarët e bashkive, Rama vlerëson vetëm një prej tyre: Duhet të merrni shembull

Kreu i Qeverisë në Shqipëri, Edi Rama, mbajti në takim sot me kryetarët e bashkive në vend.

Gjatë fjalës së tij, ai u ndal te kritikat për disa prej bashkive, e ndërsa nuk kurseu edhe fjalët e mira për disa të tjera.

Një prej bashkive që sipas Ramës duhet të merret shembull, është ajo e Cërrikut, pasi kreu i qeverisë shqiptare thotë se kjo bashki ka përpunuar të gjitha mbetjet e fshatit dhe të njëjtët skemë duhet të ndjekin dhe të tjerët, raporton KFVA.

“Mund ta di unë pse Bashkia e Cërrikut u bë tre vjet sa ka, që i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit. Edhe jo i përpunon, por dhe i kthen në produkt prashitje. Pse nuk e kanë të tjerët këtë gjë? Pse nuk e kanë të gjitha bashkitë? Pse nuk vrapon ti në Cërrik si bëhet dhe ta bësh për fermerët e Elbasanit, ose tjetri e tjetri e tjetri”.

“Shqipëria është sa një bashki po ta marrësh. Sa një bashki e madhe në Evropë. Pse duhet të rrimë të presim dhe e vetmja gjë kërkojmë fonde nga qeveria, për çdo gjë duan fonde nga qeveria. Çfarë të bëjë qeveria, të marrë borxh, të japë lekë? Ndërkohë që ka mundësi të pafundme për të prodhuar dhe për t’i vënë në funksion të komunitetit”, tha kreu i ekzekutivit shqiptar

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…