• 2 Dhjetor 2025 07:39

Sot për herë të 45-të, Kuvendi tenton konstituimin

Kor 11, 2025

 

 

Pavarësisht 44 tentimeve pa sukses, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot për të provuar konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të këmbëngulë në formimin e Komisionit të Fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit përmes votimit të fshehtë, por kjo po kundërshtohet nga partitë opozitare, të cilat po e konsiderojnë të papranueshme një qasje të tillë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ua kufizon kohën deputetëve për ta përmbyllur procesin e konstituimit deri më 26 korrik.

Seanca do të nisë në ora 11:00.