Shqiptari pjesëtar i Armatës së Maqedonisë vritet në Shkup – Policia në kërkim të autorit

 

 

Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut është vrarë paraditen e sotme në fshatin Batnicë të Shkupit.

49-vjeçari dyshohet se është vrarë nga një person te ura në hyrje të fshatit Batincë.

Siç raporton Alsat M, i dyshuari është në kërkim nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Vdekjen e ushtarit Muharremi e ka konfirmuar ekipi i Spitalit të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

“Policia nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar prova të cilat mund të trasojnë pistat e hetimit për zbardhjen e rastit. Motivi akoma mbetet i pa njohur. Në rrethana jo zyrtare mësohet se dorasi është preson i njohur për organet e rendit dhe me precedent penal”.

“Gjatë aktit të vrasjes, viktima ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër, ndërsa për dorasin grupi hetimor është duke mbledhur informacione nëse është asistuar ose jo nga ndokush që mund ta ketë njoftuar për lëvizjet e tashmë të ndjerit”, thuhet në artikullin e Alsat M.

Ndërkohë ARM-ja ka konfirmuar se një pjesëtarë i tyre është vrarë duke njoftuar se Muharremi sot ka shfrytëzuar ditën e lirë, pra në momentin e vrasjes nuk ka qenë në punë dhe as në uniformë.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…