Reagon ish-shefi i policisë në Suharekë: S’u shkarkova, jam transferuar për nevoja operative

 

 

Ish-komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, ka reaguar pas transferimit në Qendrën Rajonale të Komunikimit në Prizren.

Ai  ka thënë se ky ndryshim nuk është shkarkim, por transfer për arsye operative.

“Nuk është shkarkim. Jam transferuar si shef i Qendrës Rajonale të Komunikimit në Prizren. Vetëm për nevoja operative. Asnjëherë nuk kam pasur masë disiplinore apo vërejtje,” – tha Sylaj.

Ndërkohë, pas zhvillimeve të fundit në vend, Policia e Kosovës ka konfirmuar se komandanti i stacionit policor në Lipjan, kapiten Argjent Gashi, ka kërkuar të lirohet nga kjo detyrë dhe kërkesa e tij është miratuar.

Në vend të Gashit, është emëruar kapiten Brahim Shatrolli. Ndërkohë, kapiten Faik Jahmurataj është caktuar komandant i stacionit policor në Pejë, kurse kapiten Enis Lluka do të udhëheqë stacionin policor në Klinë.

  • Shkrime të ngjashme

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…

    “Ministra e kryetar të komunave nën hetim”, zëvendëskryeprokurori i Speciales: Po trajtojmë 390 raste të korrupsionit

    Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi, ka bërë të ditur se Departamenti për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar po trajton 390 raste të dyshimta për korrupsion të nivelit të lartë, duke përfshirë ministra, kryetarë komunash dhe drejtorë të agjencive…