Categories: Lajme, Shqipëri

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Shqipëri

by kfvanews

Share

 

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar shkarkimin e të gjithë kryetarëve të njësive administrative të Partisë Socialiste. Gjatë një takimi të zhvilluar këtë të premte për performancën lokale, në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030” dhe procesit të integrimit në Bashkimin Europian, Rama theksoi se ky pastrim është i domosdoshëm për të përmirësuar funksionimin e strukturave vendore.

“Këtu janë edhe disa nga kryetarët e forcave të tjera, por për kryetarët e PS-së, të gjithë duhet të shkarkohen. Shpresoj që të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, ai nuk i kurseu kritikat për disa emra të veçantë, përfshirë kryebashkiakët e Elbasanit, Vlorës, Lushnjës dhe Shkodrës. Kryeministri gjithashtu e përmendi si shembull pozitiv për punën e kryebashkiakëve atë të Cërrikut, për përpunimin e mbetjeve.

Pak ditë më parë, Rama kishte kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkive të Vlorës, Durrësit dhe Fierit. Si pasojë, drejtorët e këtyre bashkive dhanë dorëheqjen, duke u bashkuar me ata të Fierit dhe Durrësit që gjithashtu u larguan nga detyra.

Related Posts