Policia parandalon kontrabandën me drunj në Ferizaj

 

 

Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, sot njësitet policore të Ferizajt kanë realizuar një aksion në terren, ku janë ndaluar pesë automjete që transportonin drunj: një kamionetë dhe katër furgona, të gjitha me targa vendore.

Gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesit e këtyre automjeteve po transportonin materiale drusore pa dokumentacionin përkatës.

Aksioni është realizuar në bazë të informacioneve operative, ndërsa automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar nga zyrtarët e pylltarisë për procedura të mëtejme ligjore.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë angazhimin e saj në parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe tregtimit të paligjshëm të drunjve, duke ftuar qytetarët të bashkëpunojnë përmes raportimit të rasteve në linjat emergjente apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Informacionet e raportuara trajtohen me konfidencialitet të plotë” thuhet në njoftimin e policisë

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…