Osmani takon Landaun: Kosova qëndron krah SHBA-së, në përputhje me vizionin e Trumpit

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Zv. Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau, për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur që zhvilluan në Washington D.C., raporton KFVA.

Në një njoftim të publikuar nga presidentja Osmani, ajo theksoi se Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump.

Postimi i plotë:

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur në Washington D.C., Zv. Sekretar i Shtetit, Christopher Landau! 🇽🇰🇺🇸

Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump.

Më shumë siguri.

Më shumë zhvillim.

Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…