“Nuk e dimë si do t’ia dalim këtë muaj” – Punëtorët teknikë të QKUK`së në grevë

 

 

“Është shumë vështirë, ka prej nesh që mezi po mbijetojmë. Fatura e rrymës që vjen, nuk e dimë si do t’ia dalim këtë muaj. Duhet të dalim me lyp hua për kreditë që i kemi”, kështu u shpreh një nga protestuesit, në emër të punëtorëve teknikë të QKUK-së që sot po mbajnë grevë para Administratës së këtij institucioni.

Me pankarta si “Ju luftoni për luks, ne për bukën e gojës” dhe “Greva vazhdon deri në garancion me shkrim për të gjithë punëtorët”, ata kërkuan rikthimin nën menaxhimin e QKUK-së dhe kushte më të dinjitetshme pune, transmeton Klankosova.tv, përcjell KFVA.

Greva po zhvillohet nga Sindikata e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, të cilët paralajmëruan se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…