“Loja juaj, pasojat tona”, shoqëria civile rikthehet me protestë para Kuvendit

 

 

Para fillimit të seancës së 45-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, organizatat e shoqërisë civile organizuan sërish një performancë simbolike për të shprehur pakënaqësinë ndaj bllokimit të konstituimit të institucioneve, raporton EO, transmeton KFVA.

“Boll!”, “Mos folni për zgjedhje, kur s’ofroni zgjidhje, “Konkurs për deputetë të rinj”, “Institucionet nuk janë për pazare”, ishin vetëm disa nga parullat që u panë në këtë protestë simbolike.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke hyrë sot në përpjekjen e 45-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar institucionet e reja.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…