by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili po akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Në dokumentin e plotë, përjashtohet mundësia që ai të ketë ndonjë sëmundje ose çrregullim mendor.
Në raport theksohet qartë: “Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”.
Gjithashtu, ekspertët nuk kanë gjetur asnjë shenjë të abuzimit me substanca narkotike apo alkool, e as ndonjë pengesë në zhvillimin mendor që do të ndikonte në perceptimin e realitetit.
Sipas raportit, në momentin e kryerjes së krimit, Murseli ka qenë në gjendje të kuptojë veprimet e tij dhe pasojat që ato shkaktojnë.
Bazuar në analizat profesionale, “nuk është identifikuar ndonjë simptomatologji e nivelit patologjik, e cila do të mund të ndikonte në aftësinë e tij mendore për ta kuptuar rëndësinë e veprës si dhe të kontrollojë veprimet e tij”, transmeton KFVA
Në përfundim, ekspertiza thekson se i akuzuari është “plotësisht i përgjegjshëm dhe i llogaritshëm”, në gjendje të marrë pjesë në procesin gjyqësor, të kuptojë akuzat dhe të ndërveprojë me avokatët e tij.
Përshkrimi i gjendjes aktuale të Murselit tregon një person të vetëdijshëm dhe të orientuar në kohë dhe hapësirë. Në raport thuhet se ai ka qenë bashkëpunues, i qetë në sjellje, dhe ka komunikuar në mënyrë të qartë gjatë ekzaminimit. Po ashtu, theksohet se nuk janë vërejtur shqetësime në të menduar apo në mënyrën e perceptimit, ndërsa funksionet njohëse janë të ruajtura.
Në dokument përmendet se Murseli është i vetëdijshëm për situatën ku ndodhet dhe përdor mekanizma mbrojtës si shmangien dhe mohimin. Aktualisht ai mohon se ka mendime për vetëlëndim apo për të lënduar të tjerët.
Ky vlerësim vjen pas kërkesës së mbrojtjes, e cila më herët kishte pretenduar se Murseli mund të vuante nga paqëndrueshmëri mendore. Katër javë më parë, ai ishte dërguar për vlerësim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.
Murseli vazhdon të deklarohet i pafajshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, e cila u ekzekutua më 29 nëntor 2023 në Prishtinë.
Një tjetër incident raportohet nga Thethi, në vazhdën e prishjes së ndërtimeve pa leje. Disa persona kanë gjuajtur me molotov fadromat e IKMT si dhe urën në lagjen “Gjelaj”. Dëmet janë të konsiderueshme. Policia ndërkohë është vënë në ndjekje të tyre.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha sot se ka dokumentuar të paktën 798 vrasje pranë pikave të shpërndarjes të drejtuara nga Objekti Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli dhe pranë pikave të ndihmave nga agjenci të tjera, përfshirë Kombet e Bashkuara.
Qeveria kineze mohoi se ishte e përfshirë në ndonjë ruajtje të paligjshme të të dhënave personale në servera të vendosur në territorin kinez, pasi BE nisi një hetim ndaj TikTok. “Qeveria kineze i kushton rëndësi të madhe konfidencialitetit dhe sigurisë së të dhënave dhe i mbron ato siç kërkohet me ligj”, tha zëdhënësja
Migrimi në BE e çoi popullsinë në një rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, duke kompensuar një rënie natyrore të popullsisë për të katërtin vit radhazi, sipas shifrave të publikuara nga Eurostat. Që nga viti 2012, BE ka regjistruar më shumë vdekje sesa lindje çdo vit, duke e bërë migrimin faktorin