by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka njoftuar se janë mbyllur 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate. Ky aksion është zhvilluar nga inspektorati në bashkëpunim me Policinë, me inspektorët nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe me inspektorët nga Inspektorati Qendror i Punës, shkruan Gazeta KFVA.
Në njoftim bëhet e ditur edhe se, nga ky aksion i përbashkët janë inspektuar 114 subjekte ekonomike, përkatësisht 67 qendra masazhi, 47 lokale me muzikë nate.
‘‘Kjo mbyllje është për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike. Ndaj operatorëve ekonomikë që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar 33 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Njoftimi:
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbyll 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë e Hetimit të Trafikimit me Njerëz, me inspektorët nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe me inspektorët nga Inspektorati Qendror i Punës, kanë realizuar një aksion të gjerë inspektimi tek operatorët ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).
Aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 114 subjekteve ekonomike, përkatësisht 67 operatorëve ekonomikë që ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi), 47 operatorë ekonomik që ushtrojnë veprimtari tregtare dhe aktivitete tjera të argëtimit e rekreacionit (muzikë nate).
Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave të tyre ligjore, kanë bërë mbyllje të përkohshme të 30 operatorëve ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kjo mbyllje është për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike.
Ndaj operatorëve ekonomikë që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar 33 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore që ka, do t’i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe nëse konstatohen shkelje do të ndërmerren masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë.
Një tjetër incident raportohet nga Thethi, në vazhdën e prishjes së ndërtimeve pa leje. Disa persona kanë gjuajtur me molotov fadromat e IKMT si dhe urën në lagjen “Gjelaj”. Dëmet janë të konsiderueshme. Policia ndërkohë është vënë në ndjekje të tyre.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha sot se ka dokumentuar të paktën 798 vrasje pranë pikave të shpërndarjes të drejtuara nga Objekti Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli dhe pranë pikave të ndihmave nga agjenci të tjera, përfshirë Kombet e Bashkuara.
Qeveria kineze mohoi se ishte e përfshirë në ndonjë ruajtje të paligjshme të të dhënave personale në servera të vendosur në territorin kinez, pasi BE nisi një hetim ndaj TikTok. “Qeveria kineze i kushton rëndësi të madhe konfidencialitetit dhe sigurisë së të dhënave dhe i mbron ato siç kërkohet me ligj”, tha zëdhënësja
Migrimi në BE e çoi popullsinë në një rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, duke kompensuar një rënie natyrore të popullsisë për të katërtin vit radhazi, sipas shifrave të publikuara nga Eurostat. Që nga viti 2012, BE ka regjistruar më shumë vdekje sesa lindje çdo vit, duke e bërë migrimin faktorin