by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda thotë se Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të gënjejë publikisht lidhur me Ligjin për Amnistinë.
“LVV po vazhdon të gënjejë publikisht lidhur me Ligjin Nr. 04/L-209 për Amnistinë.
Deputetja Arbrësha Kryeziu dhe deputeti Artan Abrashi, në emër të kësaj partie, kanë mashtruar opinionin duke thënë se me këtë ligj janë falur edhe veprat penale të vrasjes” – shkruan Gruda dhe e quan ‘tërësisht të pavërtetë këtë’.
‘Kjo është tërësisht e pavërtetë. Neni 4 i ligjit e përcakton qartë se nga amnistia përjashtohen veprat penale që kanë rezultuar me lëndime të rënda trupore ose me vdekje.
Ky manipulim i përsëritur disa herë nga LVV është i lehtë për t’u demantuar, mjafton ta lexoni vetë nenin 4 të ligjit dhe do ta shihni të vërtetën’, shkruan Gruda./KFVA/
Korporata Energjetike e Kosovës ka publikuar një njoftim ku tregon se konsumatorët të cilët s’kanë lidhur një marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar nga ZRRE, nga 30 korriku do të mbeten automatikisht pa furnizim me energji elektrike, pasi KEK-u s’do ta ketë më kompetencën për furnizim në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka ndërrmarr masa të menjëhershme për rregullimin e parkingjeve private pa leje. Njoftimi i plotë: 📢 Njoftim për rregullimin e parkingjeve në Kryeqytet Për shkak të numrit të madh të parkingjeve private pa leje – veçanërisht ato me qasje direkte në rrugë kryesore, udhëkryqe apo zona të gjelbra
Një tjetër incident raportohet nga Thethi, në vazhdën e prishjes së ndërtimeve pa leje. Disa persona kanë gjuajtur me molotov fadromat e IKMT si dhe urën në lagjen “Gjelaj”. Dëmet janë të konsiderueshme. Policia ndërkohë është vënë në ndjekje të tyre.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha sot se ka dokumentuar të paktën 798 vrasje pranë pikave të shpërndarjes të drejtuara nga Objekti Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli dhe pranë pikave të ndihmave nga agjenci të tjera, përfshirë Kombet e Bashkuara.