Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut: Të përdoren të gjitha burimet për ta zbardhur rastin

 

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 62 të Policisë së Kosovës ka folur për rastin tragjik të ndodhur në Lipjan, ku një 27 vjeçar ka vdekur në duar të pesë policëve kosovarë, shkruan Express, transmeton KFVA.

Hoxha ka thënë se s’do të lejojë kurrfarë tejkalimi të autorizimeve policore dhe ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, hetimet që kryhen brenda nga Policia dhe institucionet e tjera, që të përdorin të gjitha burimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e vdekjes së Agon Zejnullahut.

“Nga pozita e drejtorit të Policisë s’do të lejojmë çfarëdo forme të tejkalimit të autorizimeve policore, andaj kërkoj fuqishëm, që inspektorati policor i Kosovës, hetimet tona të brendshme dhe institucionet tjera relevante të përdorin të gjitha burimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e vdekjes së qytetarit tonë”, ka thënë Hoxha.

Ai ka kërkuar nga hetuesit e Policisë së Kosovës që të bashkëpunojnë ngushtë me IPK-në për të pasur një pasqyrë të saktë të asaj se çfarë ka ndodhur në Lipjan në natën kritike.

“Hetuesit tanë janë urdhëruar të bashkëpunojnë ngushtë me IPK për të siguruar një pasqyrë të saktë të këtij rasti fatkeq”, ka shtuar tutje Drejtori i Policisë së Kosovës.

“Do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore bazuar në epilogun dhe rezultatet e një hetimi të plotë” , ka thënë ndër të tjera.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…