Diçka e mirë po vjen shumë shpejt në Prishtinë – Labinot Azemi në takim me Drejtorin e Arsimit Shahini

 

 

Sot në Prishtinë u zhvillua një takim që pritet të sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e nxënësve – dhe shumë shpejt. Aktivisti dhe ligjëruesi i njohur kundër bullizmit, Labinot Azemi, u prit nga Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, në një takim të hapur, të sinqertë dhe thellësisht frymëzues.

Me përkushtimin që e karakterizon, Labinoti ndau vizionin e tij për krijimin e një klime të sigurt e mirëkuptuese në shkolla, përmes ligjëratave që synojnë parandalimin e bullizmit dhe fuqizimin emocional të nxënësve. Në anën tjetër, Drejtori Shahini dëshmoi se është i hapur për bashkëpunime me vlerë, duke e parë arsimin jo vetëm si institucion, por si zemrën e shoqërisë.

“Nuk besoj në rastësi. Disa takime ndodhin në kohën e duhur, me njerëzit e duhur,” u shpreh Labinoti. “Ky ishte njëri prej tyre. Dhe besoj fuqishëm se nga ky bashkëbisedim do të lindë diçka që do ta ndiejë secili nxënës i Prishtinës – shumë shpejt.”

Nga ky bashkëpunim pritet të nisin projekte konkrete që do të prekin drejtpërdrejt shkollat e Prishtinës, me theks te ndërgjegjësimi, edukimi emocional dhe ndërtimi i një kulture të respektit.

Prishtina është gati. Diçka shumë e mirë po vjen. Dhe po vjen shumë shpejt.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…