by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan postoi një videomesazh me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.
“Edhe pse kanë kaluar 30 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, dhimbja për vëllezërit dhe motrat tona boshnjake është ende e freskët. Fakti që bashkësia ndërkombëtare nuk mori përgjegjësinë për të ndaluar gjenocidin është një lëshim që do të mbahet mend si turp”, tha presidenti turk.
Siç deklaroi ai, thelbi i thirrjes së vazhdueshme të Turqisë për reformimin e Kombeve të Bashkuara është lufta kundër asaj vetëdije të mishëruar në thënien “rroftë një mijë vjet gjarpri që nuk më kafshon”.
“Në këtë luftë, fjalët e të ndjerit Alija Izetbegoviq vazhdojnë të ndriçojnë rrugën tonë: ‘Çfarëdo që të bëni, mos harroni gjenocidin, sepse një gjenocid që harrohet do të përsëritet’”, tha Erdogan transmeton KFVA
Ai beson se miratimi i Rezolutës për Srebrenicën përfaqëson një pasqyrim të fortë të vullnetit në luftën kundër gjenocidit.
“Ajo që po ndodh në Gaza është provë se bashkësia ndërkombëtare nuk ka nxjerrë mesazhet e nevojshme nga Srebrenica. Bashkësia ndërkombëtare ka heshtur për Srebrenicën”, shtoi presidenti turk.
Një nga mesazhet e tij është se qeveria izraelite, herët a vonë, do t’i përgjigjet ligjit dhe historisë.
“Askush të mos dyshojë në mbështetjen tonë të pakushtëzuar. Turqia do të vazhdojë të përmbushë përgjegjësinë e saj për të ruajtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, përfundoi Erdogan.
Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-29 km/h. Temperaturat minimale do të sillen prej 10 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 34°C.
Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në Gazë, duke thënë se ata janë aq të dobët fizikisht sa nuk munden as të qajnë. Duke iu adresuar mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur
Sulmi i dytë izraelit në spitalin Nasser në Gaza ishte “i paramenduar”, thotë ambasadori palestinez në OKB. “Sulmi i dytë në spitalin Nasser ishte një sulm i paramenduar ndaj mjekëve dhe gazetarëve që mbërritën në vendngjarje pas sulmit të parë”, tha Riyad Mansour në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale lidhur me krimet e kryera gjatë Luftës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit dhe kujtesës historike. Në statusin e tij, Kurti e përshkruan Luftën e Kosovës si një projekt shkatërrimi dhe plaçkitjeje nga forcat serbe, me