by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Më 11 korrik, në Qendrën Përkujtimore në Potoçari do të varrosen shtatë viktima të gjenocidit të Srebrenicës. Viktimat më të reja janë Senajid Avdiq dhe Hariz Mujiq, të cilët ishin 19 vjeç kur u vranë në korrik të vitit 1995.
Përveç tyre, do të varrosen edhe Rifet Gabeliq, Hasib Omeroviq, Sejdalija Alliq dhe Amir Mujçiq. Viktima më e moshuar, dhe e vetmja grua që do të varroset këtë vit, është Fata Bektiq, e cila ishte 67 vjeç në korrik të vitit 1995.
Më herët është paralajmëruar se në shënimin e 30-vjetorit të gjenocidit pritet të marrin pjesë mbi 150 mijë persona.
Shumë delegacione kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në Potoçari. Në Bosnje e Hercegovinë tashmë ka arritur një delegacion i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, i udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së ndihmëssekretarit amerikan për Evropë dhe Euroazi, Brandon Hanrahan, si dhe dukesha e Edinburgut, Sophie Helen Rhys-Jones, ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Danimarkës, dhe nënsekretarja e Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike dhe Ndërtim Paqeje, njofton REL.
Në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë-Potoçar janë varrosur deri më tani 6.765 persona, ndërsa rreth 250 viktima të tjera janë varrosur në vende të tjera, sipas dëshirës së familjarëve.
Forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska – entitet serb – vranë rreth 8.000 burra dhe djem në Srebrenicë dhe rrethinë në korrik të vitit 1995, çfarë është cilësuar si gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare dhe ato vendore.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në vitin 2007, konstatoi se në korrik të vitit 1995, në Srebrenicë – që ishte zonë e mbrojtur nga OKB-ja – ushtria e Republikës Sërpska kreu gjenocid.
E njëjta gjykatë e shpalli Serbinë fajtore për mosparandalimin e gjenocidit dhe për shkeljen e obligimit për ndëshkimin e kryerësve të tij.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në maj të vitit të kaluar, miratoi një rezolutë me të cilën 11 korriku shpallet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.
Para gjykatave të ndryshme, deri më tani janë dënuar mbi 50 persona për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë, me mbi 700 vite burgim.
Ndër të dënuarit me burgim të përjetshëm janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska dhe komandanti i ushtrisë së këtij entiteti, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq.
Gjatë luftës në vitet e 90-ta në Bosnje e Hercegovinë janë vrarë mbi 100.000 njerëz, janë zhdukur mbi 32.000, dhe ende po kërkohen eshtrat e 7.600 personave – mes tyre ende rreth 1.000 viktima të pagjetura pas gjenocidit në Srebrenicë.
Një tjetër incident raportohet nga Thethi, në vazhdën e prishjes së ndërtimeve pa leje. Disa persona kanë gjuajtur me molotov fadromat e IKMT si dhe urën në lagjen “Gjelaj”. Dëmet janë të konsiderueshme. Policia ndërkohë është vënë në ndjekje të tyre.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha sot se ka dokumentuar të paktën 798 vrasje pranë pikave të shpërndarjes të drejtuara nga Objekti Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli dhe pranë pikave të ndihmave nga agjenci të tjera, përfshirë Kombet e Bashkuara.
Qeveria kineze mohoi se ishte e përfshirë në ndonjë ruajtje të paligjshme të të dhënave personale në servera të vendosur në territorin kinez, pasi BE nisi një hetim ndaj TikTok. “Qeveria kineze i kushton rëndësi të madhe konfidencialitetit dhe sigurisë së të dhënave dhe i mbron ato siç kërkohet me ligj”, tha zëdhënësja
Migrimi në BE e çoi popullsinë në një rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, duke kompensuar një rënie natyrore të popullsisë për të katërtin vit radhazi, sipas shifrave të publikuara nga Eurostat. Që nga viti 2012, BE ka regjistruar më shumë vdekje sesa lindje çdo vit, duke e bërë migrimin faktorin