by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gati dy vjet kanë kaluar që nga djegia e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Megjithëse punimet për renovim nisën me një vit vonesë, objekti i këtij instituti vazhdon të mbetet i mbyllur për punë. Ministria e Drejtësisë, në krye me Albulena Haxhiun kishe ndarë 520 mijë eurove për financimin shtesë të projektit “Renovimi i kulmit dhe rikonstruktimi i hapësirave të brendshme në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore”, raporton KFVA.
Edhe pas dy vjetëve, dyert e këtij institucioni mbetin ende të mbyllura, derisa analizat laboratorike po zhvillohen në shtetin fqinj, Maqedoninë e Veriut.
Ky objekt në vitin 2023, u përfshi nga zjarri dy herë, ndërkohë që në vitin 2022 aty ishin zhdukur mostrat e Astrit Deharit, nga Laboratori i Toksikologjisë.
Haxhiu përmes një konference urgjente për shtyp kishte deklaruar se mostrat e ish-aktivistit së LVV-së, Astrit Dehari, janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë i Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Ajo kishte deklaruar se vetëm 3 persona kanë qasje në zonën IML ku janë marrë mostrat.
“Mbajtëset e tubave përmbanin 15 tuba gjaku, 1 tub urine dhe 1 tub stomaku. Nga këto, dy tuba iu dorëzuan institutit zviceran dhe një policisë për analizë të ADN-së. Aktualisht, sipas informacionit, mungojnë 12 tuba gjaku, 1 tub urine dhe 1 tub stomaku. Vetëm 3 persona kanë qasje në vendin ku ruhen tubat, kështu që vetëm 3 persona kanë çelësa për vendin ku ruhen mostrat”, tha Haxhiu.
Instituti për Mjekësinë Ligjore (IML), përmes një reagimi, ka bërë të ditur se Laboratori i Toksikologjisë në IML është jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit në te gjitha hapësirat e brendshme të objektit të IML-së, përfshirë dhe hapësiren e Laboratoreve.
Siç thuhet në njoftim, menjëhere pas përfundimit të këtij procesi në shtator, do të bëhet servisimi dhe kalibrimi i pajisjeve dhe aparaturave laboratorike, në mënyrë që të sigurohet analizimi i mostrave sipas standardeve të kerkuara.
IML-ja po ashtu ka sqaruar se duke marrë parasysh natyrën jashtëzakonisht të ndjeshme të pajisjeve, si dhe kompleksitetin teknik të sistemit të gazrave i cili përdoret në këtë laborator, zhvendosja e tyre në një hapësirë tjetër gjatë kësaj periudhe ka qenë e pamundur.
“Gjithsesi, gjatë kësaj periudhe kohore të mosfunksionimit të laboratorit, me urdhëresë të prokurorëve përkatës, një numër i caktuar i mostrave janë dërguar dhe do të dërgohen për analizim toksikologjik në vendet e rajonit dhe Evropës”, thuhet në njoftim.
Problematika të shumta e kishin përfshirë këtë Institut gjatë viteve të fundit. Ky objekt në vitin 2023, u përfshi nga zjarri dy herë, ndërkohë që në vitin 2022 aty ishin zhdukur mostrat e Astrit Deharit, nga Laboratori i Toksikologjisë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka nisur sot fushatën vetëdijësuese me moton “Duart në timon, jo në telefon”. Kjo fushatë po realizohet nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në bashkëpunim me stacionet policore vartëse në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Han i Elezit, me mbështetjen e OJQ-së “Kuvendi i të Rinjve të
Dy ministre belge, ajo e Drejtësisë Annelies Verlinden dhe ajo e Azilit dhe Migracionit Anneleen Van Bossuyt, nisën të hënën një mision diplomatik treditor në Shqipëri dhe Kosovë. Vizita përqendrohet në trajtimin e mbipopullimit kronik të burgjeve belge dhe në forcimin e luftës kundër krimit të organizuar. Për të lehtësuar situatën e rënduar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të martën përfundon afati për aplikimin online për akreditimin e vëzhguesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare për monitorimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale. Afati për dorëzimin e kërkesave online për akreditimin e akreditimin e vëzhguesve të meidave vendore dhe ndërkombëtare, i
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka ndarë foton familjare nga Samiti i Brdo-Brijunit, i cili po mbahet në Durrës. Përmes platformës së Facebook-ut, Begaj tha se Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit, është një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal për të çuar përpara integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. “Së bashku n Samitin e