by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Sami Lushtaku ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook se do të jetë kandidat për kryetar të Skënderajt.
Lushtaku ka bërë të ditur se sot kryesia e Degës së PDK-së në Skenderaj, në mënyrë unanime, mbështeti kandidaturën e tij për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit, përcjell KFVA
Ai tha se kandidimi i tij është thirrje për bashkim, për zhvillim, për drejtësi dhe për dinjitetin e Skenderajt.
“Ky vendim i imi erdhi si përgjigje ndaj besimit tuaj të vazhdueshëm ndaj meje në çdo palë zgjedhje, prej që jam futur në politikë.Kandidatura ime vjen edhe si rezultat i padrejtësive ndaj meje në të kaluarën, përfshirë mbajtjen e 4 vite e gjysmë burgim gjatë viteve 2013-2017, proces nga i cili në fund jam shpallur i pafajshëm, si dhe më pas, moslejimi i kandidaturës sime në zgjedhjet lokale të vitit 2021 nga KQZ, për shkak të presioneve politike nga eksponentë të pushtetit aktual i cili tashmë është në shkuarje” shkruan Lushtaku.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Skenderajt,
Sot, Kryesia e Degës së PDK-së në Skenderaj, në mënyrë unanime, mbështeti kandidaturën time për kryetar të komunës së Skenderajt për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Ky vendim i imi erdhi si përgjigje ndaj besimit tuaj të vazhdueshëm ndaj meje në çdo palë zgjedhje, prej që jam futur në politikë.
Kandidatura ime vjen edhe si rezultat i padrejtësive ndaj meje në të kaluarën, përfshirë mbajtjen e 4 vite e gjysmë burgim gjatë viteve 2013-2017, proces nga i cili në fund jam shpallur i pafajshëm, si dhe më pas, moslejimi i kandidaturës sime në zgjedhjet lokale të vitit 2021 nga KQZ, për shkak të presioneve politike nga eksponentë të pushtetit aktual i cili tashmë është në shkuarje.
Të dashur qytetarë,
Unë jam prej atyre njerëzve që nuk ndalen.
Unë i kam borxh të përjetshëm Skenderajt, qytetarëve të tij dhe çdo njeriu që e ka në zemër Drenicën.
Kandidimi im është thirrje për bashkim, për zhvillim, për drejtësi dhe për dinjitetin e Skenderajt.
Skenderaj do të bëhet çdo vit më i zhvilluar, me punë, me projekte dhe me udhëheqje të drejtë për të gjithë kurse programin e plotë do ta paraqes gjatë javëve të ardhshme.
Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin aktual të komunës, Fadil Nura, për punën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë kësaj periudhe.
Duke qenë mirënjohës përjetë për besimin dhe mbështetjen tuaj ndaj meje dhe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, do të jemi bashkë si gjithmonë në çdo proces!
Faleminderit përjetësisht!
SL
Një incident që ka shkaktuar shqetësim të madh në rajon ka ndodhur këtë javë, kur një dron ushtarak rus, i dyshuar si pjesë e armatimit të përdorur nga Rusia në luftën në Ukrainë, u rrëzua në territorin e Lituanisë – një vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Sipas Shërbimit Shtetëror të Rojës
Bilal Kqiku, njëri prej të dyshuarve për vrasjen e kryer në mars të vitit 2024 në Kolovicë, duke tentuar t’i ikë arrestimit të Policisë së Kosovës ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese në Lagjen e Spitalit në Prishtinë. Ai tashmë ndodhet në Emergjencën e QKUK-së në gjendje të rëndë, shkruan
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3 për qind në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin qershor 2024. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm energjia elektrike është shtrenjtuar 17.8 për qind në qershor 2025 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit
Dr. Victoria Rose, kirurge plastike e njohur nga Londra, përfundoi një turne vullnetarësh prej 21 ditësh në spitalin Nasser në Gaza, spitali i fundit kryesor që funksionon në pjesën jugore të enklavës. Ajo arriti në mëngjesin e 1 qershorit dhe pa nga afër pasojat e një masakre pranë një pike shpërndarjeje ushqimore, ku