by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një incident që ka shkaktuar shqetësim të madh në rajon ka ndodhur këtë javë, kur një dron ushtarak rus, i dyshuar si pjesë e armatimit të përdorur nga Rusia në luftën në Ukrainë, u rrëzua në territorin e Lituanisë – një vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Sipas Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të Lituanisë, një mjet fluturues i ngjashëm me një dron të improvizuar (UAV) hyri në hapësirën ajrore lituaneze nga drejtimi i Bjellorusisë, një aleat i ngushtë i Rusisë dhe shpesh një platformë për operacionet e saj ushtarake. Droni u rrëzua në afërsi të kufirit lindor, dhe autoritetet po hetojnë rrethanat e sakta të ngjarjes.
Sipas burimeve të mediave lokale, përfshirë portalin Delfi, besohet se droni në fjalë është një “Gerbera”, një model rus i prodhuar me kosto të ulët, i cili ka qenë i pranishëm në fushatat ushtarake të Moskës në Ukrainë gjatë vitit të fundit.
Deri në 40 minuta po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare të Dheu i Bardhë. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit, pritje deri në 30 minuta po regjistrohen edhe në pikën kufitare të Merdarës. Ndërkohë, në Jarinjë, për hyrje në Kosovë pritjet arrijnë
Një takim midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin nuk do të zhvillohet, pavarësisht të gjitha premtimeve që Putin i bëri presidentit të SHBA-së Donald Trump. Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron. “Një takim midis presidentit
Inteligjenca ushtarake e Ukrainës goditi me sukses logjistikën hekurudhore ruse, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm në stacionin kryesor të Tverit. Një mjet shpërthyes ishte vendosur nën cisternat që transportonin karburant dhe sapo shpërtheu, flakët përfshinë brenda pak sekondash pothuajse të gjithë hapësirën e stacionit hekurudhor. Lexo po ashtuInteligjenca ushtarake ukrainase godet anijen
Për Bashkimin Evropian, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, nuk është asgjë më shumë se sa vetëm kryetar. Gjatë të enjtes u raportua që Kurtit, nga BE i ka ardhur një letër, në të cilën flitet për paknaqësitë ndaj ekzekutivit në detyrë, duke ju referuar mosrespektimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme të datës 25 qershor 2025.