by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar se këtë vit është shënuar rekord për sipërfaqet e mbjella me grurë. Një gjë të tillë e tha edhe vjet, duke u mburrur se është siguruar buka e motmotit. Por, sipas të dhënave më 2024 pati rënie të hektarëve të mbjellë me grurë krahasuar me vitin 2023. Në Ministri nuk janë përgjigjur rreth këtyre shifrave. Të dhëna të tjera paraqiten në raportet e Ministrisë, raporton Koha.net, transmeton KFVA.
Shifra kontradiktore të sipërfaqeve të mbjella me grurë ndër vite ka deklaruar ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci.
Të martën, në fillim të fushatës së korrje-shirjeve teksa u mburr për vendosje të rekordit të ri në bujqësi, deklaroi se këtë vit është shënuar rritje e sipërfaqeve me grurë për 40 për qind krahasuar me vitin paraprak.
“Këtë vit kemi rekord të ri: 40% është rritja e sipërfaqeve me grurë krahasuar me vitin 2024, apo mbi 21,500 hektarë më shumë. Nga 53 mijë hektarë të mbjella në vitin 2024, këtë vit kemi arritur në plot 75 mijë hektarë. E gjithë kjo falë përkrahjes institucionale, angazhimit të Qeverisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit, instalimit të meritokracisë dhe punës e vullnetit të madh të fermerëve tanë”, tha Peci.
Se ka rekord të të mbjellave me sipërfaqe të grurit pati thënë edhe në korrik të vitit të kaluar, ndonëse shifrat e prezantuara një ditë më parë për vitin 2024, janë më të vogla se më 2023.
“Kosova për herë të parë, e kam thënë dhe po e ritheksoj dhe e argumentoj qysh të doni shkencërisht, që e ka mbuluar nevojën e bukës së motmotit. Për herë të parë në histori, kryeministër. Urime.. Vitin e kaluar kemi pasur 60 për qind rritje, tash kemi 63-64 për qind nga koha kur e kemi marrë mandatin e drejtimit të Qeverisë”, pati deklaruar Peci.
Po ashtu, në shtator të vitit 2024, ai deklaroi se janë mbjellë 64 mijë hektarë me grurë, pra 10 mijë më shumë se sa i prezantoi një ditë më parë.
“Këtë vit, toka e bekuar e Kosovës shënoi rekordin më të madh në histori të prodhimit të grurit, duke siguruar bukën e motmotit. Kjo u arrit falë punës së zellshme të fermerëve tanë, rritjes së përkrahjes nga Qeveria deri në 275 për qind dhe kushteve të favorshme klimatike. Rreth 64 mijë hektar janë të mbjellat me grurë vetëm për këtë vit”, theksoi Peci.
Bazuar në to, më 2024 janë mbjellë vetëm 2 mijë hektarë më shumë sesa më 2022, kur ministri Peci deklaroi se janë mbjellë 51.282 hektarë.
Mospërputhje ka edhe me të dhënat zyrtare që posedon Ministria e Bujqësisë të publikuara në Raportet e Gjelbra. Sipas tyre, sipërfaqet e mbjella me grurë më 2023 ishin për vetëm dy për qind më të mëdha krahasuar me ato të vitit 2010, ndonëse pagesat direkte për këtë kulturë janë 9-fishuar.
Sipas të dhënave të Draft-raportit të Gjelbër për vitin 2024, i cili ende nuk është publikuar nga Ministria e Bujqësisë, në vitin 2023 janë mbjellë 80 mijë hektarë grurë dhe rendimenti ishte 303 mijë tonë.
Ndërkohë vjet janë importuar mbi 96 mijë tonë grurë, ani se për kultivimin e kësaj kulture bujqësore shteti investoi mbi 16 milionë euro gjatë 2023-tës.
Importi i grurit mbetet në nivel të njëjtë me atë të vitit 2021, ndonëse masat stimuluese për bujqit që kultivojnë këtë kulturë janë për 387 për qind më të larta.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ka nisur hetimet për çështjen e kontratës për ndërtimin e urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Në një përgjigje për KOHËN, Prokuroria Speciale ka thënë se nuk ka kompetencë të vlerësojë apo miratojë ndonjë projekt infrastrukturor, por se e ka për detyrë të veprojë kur ka
Luan Dalipi, shef i stafit të Kryeministrit Albin Kurti, është shprehur i pakënaqur me raportimin e mediave për përfshirjen e tij apo të familjarëve të tij në përfitime të padrejta nga licencimi për tregti me energji. Në një deklaratë publike, Dalipi i cilësoi këto raportime si “trillime dhe insinuata dashakeqe” nga portale dhe politikanë
Lamine Yamal ka minimizuar krahasimet me Lionel Messin, duke theksuar se dëshiron të krijojë rrugën e vet në futboll dhe të ndërtojë një trashëgimi të veçantë. Adoleshenti sensacional i Barcelonës është shpesh krahasuar me legjendën argjentinase, për shkak të formimit të përbashkët në akademinë La Masia dhe stilit të ngjashëm të lojës në
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për deklarimet që presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë kohëve të fundit se ka parandaluar një sulm të Kosovës nga Serbia.Osmani ka thënë se ajo që thotë presidenti amerikan Donald Trump është e vërtetë dhe se SHBA e ka parandaluar. Presidentja e Kosovës thotë se bëhet fjalët për