by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ka nisur hetimet për çështjen e kontratës për ndërtimin e urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Në një përgjigje për KOHËN, Prokuroria Speciale ka thënë se nuk ka kompetencë të vlerësojë apo miratojë ndonjë projekt infrastrukturor, por se e ka për detyrë të veprojë kur ka dyshime për keqpërdorim të fondeve publike.
“Prokuroria Speciale nuk e ka në kompentencë të vlerësojë apo të aprovojë ndonjë projekt infrastrukturor, por theksojmë se roli i PS-së është të veprojë bazuar në ligjet në fuqi, në rastet kur ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të fondeve publike. PS-ja, nëpërmjet pesë prokurorëve të angazhuar, i ka aktualisht në trajtim afër 2 mijë kontrata një burimore. Bazuar në këtë, Prokuroria Speciale ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të konstatimit të drejtë të gjendjes faktike për të gjitha dyshimet lidhur me rastin, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Ky hetim nuk ka të bëjë me ndonjë kundërshtim ndaj projektit në fjalë, por me përmbushjen e obligimeve ligjore, në mbrojtje të interesit publik dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të garantohet një administrim i drejtë dhe ligjor i resurseve publike”, thuhet në përgjigjen e kësaj Prokurorie të enjten pasdite, pas raportimeve se ajo po e heton ndërtimin e dy urave të reja.
Më 1 korrik, u vunë gurthemelet e dy urave të reja që lidhin qytetin e Mitrovicës.
Ndërtimi i tyre u nis pas memorandumit të bashkëpunimit për mbështetje të projekteve infrastrukturore mes komunave dhe ministrisë.
Urat e reja po ndërtohen pranë urës kryesore mbi Ibër, e cila është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes të arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar hapjen e urës për komunikacion në korrik të vitit të kaluar, por kjo nuk është bërë ende. Paralajmërimi pati nxitur reagim ndërkombëtar.
Një incident që ka shkaktuar shqetësim të madh në rajon ka ndodhur këtë javë, kur një dron ushtarak rus, i dyshuar si pjesë e armatimit të përdorur nga Rusia në luftën në Ukrainë, u rrëzua në territorin e Lituanisë – një vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Sipas Shërbimit Shtetëror të Rojës
Bilal Kqiku, njëri prej të dyshuarve për vrasjen e kryer në mars të vitit 2024 në Kolovicë, duke tentuar t’i ikë arrestimit të Policisë së Kosovës ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese në Lagjen e Spitalit në Prishtinë. Ai tashmë ndodhet në Emergjencën e QKUK-së në gjendje të rëndë, shkruan
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3 për qind në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin qershor 2024. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm energjia elektrike është shtrenjtuar 17.8 për qind në qershor 2025 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit
Dr. Victoria Rose, kirurge plastike e njohur nga Londra, përfundoi një turne vullnetarësh prej 21 ditësh në spitalin Nasser në Gaza, spitali i fundit kryesor që funksionon në pjesën jugore të enklavës. Ajo arriti në mëngjesin e 1 qershorit dhe pa nga afër pasojat e një masakre pranë një pike shpërndarjeje ushqimore, ku