• 2 Dhjetor 2025 06:10

Pas dorëheqjes së Argjend Gashit, emërohet Komandanti i ri i policisë në Lipjan

Kor 10, 2025

 

 

Pas dorëheqjes së ofruar nga Argjend Gashi si Komandant i Stacionit Policor në Lipjan, Brahim Shatrolli është emëruar në këtë pozitë.

Lajmi për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Pas rastit të fundit i cili ka ndodhur në Lipjan, komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Kapiten Argjend Gashi ka kërkuar lirim nga pozita e Komandantit të Stacionit dhe kërkesa e tij është aprovuar. Në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor ne Lipjan, është emëruar Kapiten Brahim Shatrolli”, ka thënë Kelani