Në arrati që nga 2024, dosja e Bilal Kqikut që ra nga kati i katërt duke u arratisur nga Policia

 

 

Bilal Kqiku, njëri prej të dyshuarve për vrasjen e kryer në mars të vitit 2024 në Kolovicë, duke tentuar t’i ikë arrestimit të Policisë së Kosovës ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Ai tashmë ndodhet në Emergjencën e QKUK-së në gjendje të rëndë, shkruan Gazeta KFVA

Kqiku ishte në arrati që nga marsi i vitit 2024, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Ngjarja për të cilën kërkohej kishte ndodhur më 26 mars të atij viti, ku pas një konflikti mes dy grupeve kriminale në Kolovicë, mbetën të vrarë Egzon Haziri dhe kalimtarja e rastit, Zejnie Gashi.

Sipas Prokurorisë, vëllezërit Ahmet dhe Naim Berisha kishin hapur zjarr ndaj një veture në të cilën ndodheshin Egzon Haziri, Bilal Kqiku, Lum Halimaj dhe Kaltrim Gashi. Haziri kishte vdekur në vend, ndërsa Kqiku ishte lënduar në këmbë dhe në dorë. Pas këtij sulmi, të dyshuarit Halimaj, Kqiku dhe Gashi kishin kthyer zjarrin në drejtim të veturës së vëllezërve Berisha, por gjatë shkëmbimit të zjarrit u vra edhe një grua 48-vjeçare, që gjendej pranë shtëpisë së saj.

Nga përplasja me veturë gjatë tentimit për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, ishte lënduar edhe Lum Halimaj. Për këtë rast, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë për “vrasje të rëndë” ndaj Halimajt, Gashit dhe Kqikut.

Kqiku nuk ishte i panjohur për drejtësinë. Ai akuzohej edhe për përfshirje në trafikim me narkotikë. Sipas një aktakuze të vitit 2018, më 11 dhjetor të atij viti, ai ishte kapur nga policia në një veturë bashkë me dy persona tjerë, ku ishin sekuestruar gjithsej 110.4 gramë marihuanë. Rasti kishte ndodhur në Fushë Kosovë, pranë një pompe derivatesh.

Për këtë rast, ai ngarkohej me veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

  • Shkrime të ngjashme

    Limaj mbetet jashtë Kuvendit- Mori vetëm 1.7 %

    Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7. Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll. Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme…

    Radoniqi: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në disa qendra votimi, por që theksoi…