by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Pas një prove në disa fluturime të veçanta, tani rregulli i ri pritet të vlejë për të gjitha fluturimet kombëtare në Itali dhe ato drejt vendeve të zonës Schengen: për të hipur në avion nuk do të jetë më e detyrueshme të tregosh një dokument identiteti, por do të mjaftojë karta e imbarkimit.
Lajmi është publikuar nga Corriere della Sera dhe bazohet në një dokument të ENAC (Enti Kombëtar për Aviacionin Civil), i miratuar edhe nga Ministria e Brendshme italiane. Sipas këtij rregulli të ri, përgjegjësia e kontrollit të identitetit kalon te linja ajrore, e cila duhet të sigurojë që emri në biletë përputhet me atë të udhëtarit, përmes një kontrolli vizual, shkruan A2 CNN.
Sipas autoriteteve, siguria mbetet e garantuar nga kontrollet standarde në aeroporte, si kalimi nëpër metaldetektor dhe skaneri i bagazheve.
Gjithsesi, dokumentet e identitetit nuk duhen lënë në shtëpi, sepse mund të kërkohen në kontrolle të rastësishme ose në kthim, pasi jo të gjitha vendet e zonës Schengen e zbatojnë këtë rregull. Për më tepër, për udhëtimet jashtë zonës Schengen dokumentet mbeten të domosdoshme.
Vetëm në Itali, pritet që deri në fund të vitit rreth 51 milionë pasagjerë të fluturojnë duke përdorur vetëm kartën e imbarkimit, ndërsa deri në vitin 2026 parashikohen rreth 92 milionë pasagjerë.
Megjithatë, kjo lehtësi nuk vlen për shtetasit shqiptarë, të cilët do të duhet të vijojnë të paraqiten bashkë me pasaportën.
Sir Keir Starmer dhe ekipi i tij po zbarkojnë tani në Bazën e Përbashkët Andrews në Maryland, në SHBA, përpara bisedimeve. Udhëheqës ie Mbretërisë së Bashkuar do t’u bashkohet udhëheqësve nga e gjithë Evropa, përfshirë Ukrainën, si dhe Komisionit Evropian e NATO-s për takimin e sotëm. Ai u prit në pistë nga James
Donald Trump ka postuar në rrjete sociale së fundmi duke e quajtur ditën e sotme një “ditë të madhe në Shtëpinë e Bardhë”. “Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë udhëheqës evropianë këtu në të njëjtën kohë”, shkroi ai në Truth Social. “Një nder i madh për Amerikën!!!! Le të shohim se cilat do
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se që nga paslufta si ky vit asnjë tjetër s’është pritur me kaq shumë sfida e me pikëpyetje të shumta. Jasharaj thotë se edhe ky vit do të nis me mungesën e teksteve shkollore dhe se procesi i tërheqjes së parave dhe blerjes së teksteve do
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të komunës së Prizrenit, e që sipas prokurorisë dëmi që kanë shkaktuar është afër 16 milionë euro, raporton KFVA. Prokuroria thotë se dëmi i shkaktuar në këtë shumë milionëshe ka të bëjë trashëgimikulturore. Njëri nga ta ka reaguar në Facebook duke akuzuar ministrin aktual