by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në konferencën për rindërtimin e Ukrainës që po mbahet në Romë, kancelari gjerman Friedrich Merz e pati një mesazh të drejtpërdrejtë për Uashingtonin dhe presidentin amerikan Donald Trump.
Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, Merz ka drejtuar një mesazh drejt Trumpit, duke i kërkuar të qëndrojë me evropianët.
“Kam një mesazh të drejtpërdrejtë për Uashingtonin dhe presidentin Donald Trump: qëndro me ne, qëndro me evropianët.”
Ai tutje ka shtuar: “Jemi në të njëjtën faqe dhe kërkojmë një rend politik të qëndrueshëm në këtë botë… Qëndro me ne, në këtë anë dhe në këtë faqe të historisë sonë të përbashkët.”
Një deklaratë me anë të së cilës Merz po synon të forcojë mesazhin e unitetit perëndimor përballë sfidave globale, në veçanti përballë luftës se Rusisë në Ukrainë./
Oda Ekonomike e Kosovës ka përgatitur kërkesëpadinë për Gjykatën Supreme ndaj ZRrE’së, raporton KFVA. Sipas njoftimit, kjo kërkesëpadi është ushtruar me qëllim të mbrojtjes së bizneseve, ekonomisë së Kosovës dhe më e rëndësishmja, mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës. “Ne, si Odë Ekonomike e Kosovës, kemi besim se drejtësia do të vendoset
Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet në fshatin Lisock të Kamenicës, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur 1500 kg speca që dyshohen se janë kontrabanduar nga Serbia. Malli është konfiskuar dhe dorëzuar në Doganën e Kosovës. “Më datën 17.08.2025 njësitet policore nga DRPK-Lindje SPMK–Muqivërcë, pas sigurimit të informatave operative rreth dyshimeve për
Presidenti Volodymyr Zelensky ka dënuar një sulm “demonstrativ dhe cinik” ndaj një pallati banimi në Kharkiv gjatë natës, duke theksuar se Rusia “nuk duhet të shpërblehet” për luftën e saj kundër vendit të tij. Në një postim në X, udhëheqësi ukrainas thotë se Rusia është në dijeni që sot në Uashington po mbahet një takim
Aleanca Kosovare e Bizneseve sot ka mbajtur një konferencë për media, ku kryetari i saj, Agim Shahini ka thënë se me vendimin e ZRrE-së për daljen e bizneseve në treg të lirë të energjisë, këto biznese po përballen me një krizë të paprecedentë. Ai ka thënë se KEDS në mënyrë të dhunshme me