by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Qeveria e Kroacisë ka dërguar sot për miratim dhe ndryshim Ligjin për mbrojtjen dhe shërbimin në Forcat e Armatosura, i cili përfshin rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Që nga viti 2008, Kroacia ka pasur të pezulluar vendimin për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, por sipas planit të ri, shërbimi do të rifillojë në vitin 2026 dhe do të zgjasë dy muaj.
Sa i përket regjistrimit, çdo shtetas kroat do të regjistrohet në moshën 18-vjeçare, ndërsa në trajnim ushtarak do të dërgohet në moshën 19-vjeçare. Në disa raste, trajnimi mund të përfshijë edhe qytetarë nga 19 deri në 30 vjeç.
Në rast se një individ nuk paraqitet, autoritetet mund të lëshojnë një urdhër policor për sjelljen e tij me forcë, dhe ai do të përballet me gjoba nga 250 deri në 1320 euro. Gratë nuk do të kenë detyrim ligjor për shërbim ushtarak, por mund të marrin pjesë vullnetarisht në trajnime, përcjell telegrafi.
Shërbimi ushtarak do të llogaritet si përvojë pune (kontribut për pension) dhe do të paguhen me 1100 euro neto në muaj, raporton klix.ba.
Për më tepër, ata që janë të punësuar nuk do të mund të pushohen nga puna gjatë periudhës së shërbimit ushtarak, ndërsa të papunët do të kenë përparësi në punësim në institucionet shtetërore, shkruajnë mediat kroate.
Do të ekzistojë gjithashtu mundësia për shtyrje të shërbimit – si për arsye studimi deri në moshën 29-vjeçare, ashtu edhe për sportistët që përfaqësojnë Kroacinë në garat evropiane dhe botërore
Oda Ekonomike e Kosovës ka përgatitur kërkesëpadinë për Gjykatën Supreme ndaj ZRrE’së, raporton KFVA. Sipas njoftimit, kjo kërkesëpadi është ushtruar me qëllim të mbrojtjes së bizneseve, ekonomisë së Kosovës dhe më e rëndësishmja, mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës. “Ne, si Odë Ekonomike e Kosovës, kemi besim se drejtësia do të vendoset
Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet në fshatin Lisock të Kamenicës, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur 1500 kg speca që dyshohen se janë kontrabanduar nga Serbia. Malli është konfiskuar dhe dorëzuar në Doganën e Kosovës. “Më datën 17.08.2025 njësitet policore nga DRPK-Lindje SPMK–Muqivërcë, pas sigurimit të informatave operative rreth dyshimeve për
Presidenti Volodymyr Zelensky ka dënuar një sulm “demonstrativ dhe cinik” ndaj një pallati banimi në Kharkiv gjatë natës, duke theksuar se Rusia “nuk duhet të shpërblehet” për luftën e saj kundër vendit të tij. Në një postim në X, udhëheqësi ukrainas thotë se Rusia është në dijeni që sot në Uashington po mbahet një takim
Aleanca Kosovare e Bizneseve sot ka mbajtur një konferencë për media, ku kryetari i saj, Agim Shahini ka thënë se me vendimin e ZRrE-së për daljen e bizneseve në treg të lirë të energjisë, këto biznese po përballen me një krizë të paprecedentë. Ai ka thënë se KEDS në mënyrë të dhunshme me