Komandanti i Policisë në Lipjan: Kam dhënë dorëheqje morale

 

 

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi, thotë se ka dhënë dorëheqje morale pas rastit me 27 vjeçarin Agon Zejnullahu.

“Ende nuk jam shkarku, kam dhënë dorëheqje. Po kam bërë kërkesë për dorëheqje, vendimi i ri ende nuk mu ka lëshu, por kam dhënë dorëheqje. Për shkak të zhvillimeve të fundit e kam ofruar dorëheqjen. Realisht zyrtare nuk ka, unë jam ende në pozitën që kam qenë mirëpo kam dhënë dorëheqje morale për shkak të zhvillimeve të fundit dhe pres vendimin e ri”, tha Gashi.

Pesë zyrtarët policorë që dyshohen se kanë kryer veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në Lipjan dolën më 09.07.2025 para Gjykatës Themelore të Prishtinës, Dega në Lipjan. Më pas gjykata atyre ua caktoi masën e paraburgimit për 30 ditë

  • Shkrime të ngjashme

    Limaj mbetet jashtë Kuvendit- Mori vetëm 1.7 %

    Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7. Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll. Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme…

    Radoniqi: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në disa qendra votimi, por që theksoi…