by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman, Jorn Rohde. Siç njofton vetë i pari i AAK-së, të dy ata kanë diskutuar për zhvillimet në vend, ku theks i veçantë, ka qenë për situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare.
Haradinaj, ka thënë se ai ka ‘’rikonfirmuar’’ përkushtimin e tij dhe të partisë, për të gjetur zgjidhje si rrugëdalje nga bllokada.
I njëjti, është shprehur mirënjohës ndaj Rohdes për angazhimin e këtij të fundit.
‘‘Sot pata kënaqësinë të mirëpres në zyrat e Aleancës ambasadorin gjerman në Kosovë, z. Jörn Rohde. Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare. Rikonfirmova përkushtimin tim dhe të Aleancës për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e bllokadës tashmë disa mujore, me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.
I jam mirënjohës ambasadorit Rohde për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe për përkushtimin e palëkundur të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe rrugëtimit të saj euroatlantik’’, ka shkruar Haradinaj.
Një incident që ka shkaktuar shqetësim të madh në rajon ka ndodhur këtë javë, kur një dron ushtarak rus, i dyshuar si pjesë e armatimit të përdorur nga Rusia në luftën në Ukrainë, u rrëzua në territorin e Lituanisë – një vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Sipas Shërbimit Shtetëror të Rojës
Bilal Kqiku, njëri prej të dyshuarve për vrasjen e kryer në mars të vitit 2024 në Kolovicë, duke tentuar t’i ikë arrestimit të Policisë së Kosovës ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese në Lagjen e Spitalit në Prishtinë. Ai tashmë ndodhet në Emergjencën e QKUK-së në gjendje të rëndë, shkruan
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3 për qind në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin qershor 2024. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm energjia elektrike është shtrenjtuar 17.8 për qind në qershor 2025 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit
Dr. Victoria Rose, kirurge plastike e njohur nga Londra, përfundoi një turne vullnetarësh prej 21 ditësh në spitalin Nasser në Gaza, spitali i fundit kryesor që funksionon në pjesën jugore të enklavës. Ajo arriti në mëngjesin e 1 qershorit dhe pa nga afër pasojat e një masakre pranë një pike shpërndarjeje ushqimore, ku