by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se e ka miratuar kërkesën e Komandantit të Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, për të dhënë dorëheqje nga pozita, pas rastit të raportuar më herët gjatë javës në këtë komunë, në të cilin ka vdekur 27-vjeçari Agon Zejnullahu.
“Ka bërë kërkesë për lirim nga detyra dhe i është aprovuar”, ka thënë shkurt Hoxha në një përgjigje me shkrim.
Pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës që e kanë ndaluar të ndjerin më 7 korrik u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, meqë dyshohen për kryeje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.
Rasti ka marrë vëmendje të konsiderueshme pasi nga pamjet e shpërndara në mediat sociale, që thuhet se janë nga rasti në Lipjan, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas bartet me auto-ambulancë.
Policia ka thënë se Zejnullahu dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.
Mbrojtja e të pandehurve ka thënë më 9 korrik, pas seancës dëgjimore se nuk beson që zyrtarët e suspenduar kanë kontribuuar apo shkaktuar rastin e vdekjes.
Zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, kanë bërë thirrje për hetime dhe zbardhje të rastit.
Familja ka deklaruar se është e zhgënjyer me mungesën e deritashme të transparencës nga autoritetet.
Vëllai i viktimës, duke folur për disa media në Prishtinë më 8 korrik, tha se familjarët nuk kanë marrë asnjë sqarim nga policia, ndërsa trupi i të ndjerit “ka pasur shumë shenja dhe thyerje”.
Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si policia e ka menaxhuar rastin në Lipjan.
Ata kanë vënë në dyshim nëse policët e përfshirë kanë pasur trajnim të mjaftueshëm, pasi trajnimi i tyre në Kosovë është zvogëluar nga gjashtë në tre muaj.
Ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë e shkurtër trajnimi nuk është e mjaftueshme për të përballuar situata komplekse në terren.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ka nisur hetimet për çështjen e kontratës për ndërtimin e urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Në një përgjigje për KOHËN, Prokuroria Speciale ka thënë se nuk ka kompetencë të vlerësojë apo miratojë ndonjë projekt infrastrukturor, por se e ka për detyrë të veprojë kur ka
Luan Dalipi, shef i stafit të Kryeministrit Albin Kurti, është shprehur i pakënaqur me raportimin e mediave për përfshirjen e tij apo të familjarëve të tij në përfitime të padrejta nga licencimi për tregti me energji. Në një deklaratë publike, Dalipi i cilësoi këto raportime si “trillime dhe insinuata dashakeqe” nga portale dhe politikanë
Lamine Yamal ka minimizuar krahasimet me Lionel Messin, duke theksuar se dëshiron të krijojë rrugën e vet në futboll dhe të ndërtojë një trashëgimi të veçantë. Adoleshenti sensacional i Barcelonës është shpesh krahasuar me legjendën argjentinase, për shkak të formimit të përbashkët në akademinë La Masia dhe stilit të ngjashëm të lojës në
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për deklarimet që presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë kohëve të fundit se ka parandaluar një sulm të Kosovës nga Serbia.Osmani ka thënë se ajo që thotë presidenti amerikan Donald Trump është e vërtetë dhe se SHBA e ka parandaluar. Presidentja e Kosovës thotë se bëhet fjalët për