by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3 për qind në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin qershor 2024. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm energjia elektrike është shtrenjtuar 17.8 për qind në qershor 2025 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.
Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni mujor ishte 0,7 për qind në muajin qershor 2025.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3% në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin qershor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafe, çaj dhe kakao 18,2%; energji elektrike 17,8%; pemë 14,8%; pushime të organizuara 13,3%; mish 12,8%; shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (10,4%); vajra dhe yndyra (9,7%); shërbime hoteliere (7,7%); perime (7,2%); shërbime ambulantore (7,1%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,7%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (6,4%); pije alkoolike (6,4%); qumësht, djathë dhe vezë (5,7%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5,4%); shërbime financiare (5,2%); kujdes personal (4,9%); bukë dhe drithëra (4,8%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (4,8%); këpucë (4,2%); prodhime ushqimore (4,1%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (3,9%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%); duhan (3,4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3,1%); gjëra personale (2,7%)”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 5,3%, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 4,5% dhe bileta të fluturimeve 3,2%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,5 për qind) në IHÇK.
Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,7% në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin maj 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara 10,4%; energji elektrike 5,4%, pemë 5,1%, kafe, çaj dhe kakao 2,3%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 2,1%; pije alkoolike 1,7%, mish 1,4%, shërbime hoteliere 1,0%, bukë dhe drithëra 1,0%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,9 për qind në IHÇK.
Ndërsa, sipas ASK-së rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perime 5,6% me një ndikim prej 0,2 për qind në IHÇK./
Një incident që ka shkaktuar shqetësim të madh në rajon ka ndodhur këtë javë, kur një dron ushtarak rus, i dyshuar si pjesë e armatimit të përdorur nga Rusia në luftën në Ukrainë, u rrëzua në territorin e Lituanisë – një vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Sipas Shërbimit Shtetëror të Rojës
Bilal Kqiku, njëri prej të dyshuarve për vrasjen e kryer në mars të vitit 2024 në Kolovicë, duke tentuar t’i ikë arrestimit të Policisë së Kosovës ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese në Lagjen e Spitalit në Prishtinë. Ai tashmë ndodhet në Emergjencën e QKUK-së në gjendje të rëndë, shkruan
Dr. Victoria Rose, kirurge plastike e njohur nga Londra, përfundoi një turne vullnetarësh prej 21 ditësh në spitalin Nasser në Gaza, spitali i fundit kryesor që funksionon në pjesën jugore të enklavës. Ajo arriti në mëngjesin e 1 qershorit dhe pa nga afër pasojat e një masakre pranë një pike shpërndarjeje ushqimore, ku
Prokuroria Speciale ka nisur një hetim lidhur me 2000 kontrata me negocim, dhe vecmas për ndërtimin e urave në Mitrovicë. Në një komunikatë për opinionin publik, Prokuroria ka bërë të qartë se nuk është kompetente për të vlerësuar ose miratuar projekte infrastrukturore, por roli i saj kryesor është të veprojë në përputhje me ligjin, duke