• Wed. Oct 15th, 2025

Arifi kritikon Martin Berishajn: Ambasadori është si ushtari, është fytyra e shtetit

Bykfvanews

Jul 10, 2025

 

 

Opinionisti Avni Arifi tha se Qeveria e Kosovës për ta ruajtur imazhin e shtetit është dashur ta largojnë nga pozita e ambasadorit, Martin Berishajn.

Arifi kujtoi se situata me Berishajn kishte qenë problematike edhe për mediet dhe partitë politike për ta diskutuar.

Ai vuri në pikëpyetje se si ambasadori i Republikë së Kosovës e përdor pasaportën e Serbisë.

“E tërë situata rreth zotit Berisha është skandaloze. Ambasadori është si ushtari, është fytyra e shtetit. Prej fillimi është ditur se kjo situatë ka qenë e ranë, 1.8 milionë euro tërhiqen cash”, tha Arifi në Klan Kosova.

Arifi rikujtoi edhe deklaratat e ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *