• Tue. Oct 14th, 2025

Aksident tragjik mes një veture dhe traktori në Podujevë, vdes një person dhe lëndohen katër tjerë

Bykfvanews

Jul 10, 2025

 

 

Një aksident i rëndë mes një veture dhe një traktori ka ndodhur para pak minutash në fshatin Sekiraçë. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka vdekur dhe katër tjerë janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve (një veturë dhe një traktor). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *