by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ka përfunduar seanca dëgjimore në degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, në Lipjan, ndaj policëve të dyshuar për rastin e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu.
Gjyqtari i procedurës paraprake pritet të vendosë për kërkesën e Prokurorit të Shtetit, nëse do t’i çojë në paraburgim zyrtarët policorë, apo do të caktojë një masë alternative. Në seancë, nuk u lejua të merrte pjesë avokati i familjes e as mediat.
Ndryshe, pesë zyrtarët policorë ndodhen në masën e ndalimit për 48 orë, dhe ndaj tyre sot do të mbahet seanca dëgjimore.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e vdekjes së një 27-vjeçari në Lipjan, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë.
Sipas njoftimit zyrtar, më 7 korrik rreth orës 00:12, Policia kishte pranuar gjashtë telefonata nga qytetarë të ndryshëm, që raportuan për një person me sjellje agresive në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.
Sipas tyre, personi në fjalë paraqiste rrezik të përgjithshëm për kalimtarët, pasi po i sulmonte ata, ndiqte automjete dhe tentonte të futej në to.
“Njësitë policore reaguan menjëherë dhe, sipas policisë, edhe në prani të tyre personi vazhdoi me sjellje të pakontrollueshme dhe të rrezikshme”.
Policia njoftoi se, për shkak të rezistencës aktive dhe tentimit për sulm ndaj zyrtarëve, ishte përdorur sprej mbrojtës për ta neutralizuar atë.
Sipas policisë, para arrestimit, zyrtarët policorë kishin tentuar për rreth pesë deri në gjashtë minuta të komunikonin dhe negocionin me të riun për ta bindur që të shoqërohej në stacionin policor.
“Mbikëqyrësi i ndërrimit kishte thirrur edhe ndihmën e shpejtë, duke vërejtur gjendjen e tij psikologjike dhe shëndetësore. Megjithë tentativën për t’iu larguar policisë, i riu ishte arrestuar. Ambulanca kishte mbërritur pas tre minutash në vendin e ngjarjes, por ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e tij”, deklaron policia./
Kupa e Botës për Klube do të sjellë një tjetër ndeshje evropiane të madhe sonte në mbrëmje, kur Paris Saint-Germain dhe Real Madrid në gjysmëfinalen e dytë në New Jersey. PSG dhe Real Madrid takohen me fillim nga ora 21:00. Pak para duelit gjysmëfinal janë publikuar formacionet zyrtare: PSG: Donnarumma Hakimi, Marquinhos, Beraldo,
Oda e Mjekëve të Kosovës ka nisur hetime ndaj mjekes në rastin e Agon Zejnullahut, i cili vdiq dhunshëm gjatë arrestimit nga Policia e Kosovës në Lipjan. Oda e Mjekëve të Kosovës përmes organeve të saj ndjekëse, ka nisur hetimet për dyshimet për mos dhënie të ndihmës së parë nga mjekja e ekipës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po i shqyrton mundësitë ligjore për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për sqarim të aktgjykimit për e seancës konstituive. Kështu deklaroi këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina. Kupina tha se Omani po e shqyrton këtë mundësi për t’i qartësuar pasojat juridike nëse kuvendi nuk konstituohet
Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar Gjykata e Lartë e Suboticës ka vendosur vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për 30 ditë të tjera ndaj ish-policit Arbnor Spahiu, i cili u ndalua me pretendimet për përfshirje në rastin e Banjskës. Nga MPJ thonë se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, po vazhdon përpjekjet