• Tue. Oct 14th, 2025

Serbia i vazhdon paraburgimin edhe për 30 ditë ish-policit Arbnor Spahiu

Bykfvanews

Jul 9, 2025

 

 

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar Gjykata e Lartë e Suboticës ka vendosur vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për 30 ditë të tjera ndaj ish-policit Arbnor Spahiu, i cili u ndalua me pretendimet për përfshirje në rastin e Banjskës.

Nga MPJ thonë se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, po vazhdon përpjekjet intensive për trajtimin e drejtë dhe adresimin institucional të rastit të arrestimit të ish-policit Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe.

“Z. Spahiu ishte arrestuar më 7 qershor 2025 dhe ndaj tij u shqiptua masa fillestare e paraburgimit më 9 qershor. Prokuroria e Lartë e Suboticës ka iniciuar procedurë penale me pretendimet për përfshirje të z. Spahiu në rastin e Banjskës, megjithatë, sipas avokatit mbrojtës, deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë apo dëshmi e besueshme që do të rëndonte pozitën e tij ligjore. Avokati ka njoftuar se i ka dorëzuar gjykatës të gjitha dokumentet përkatëse të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe dokumentacionet që dëshmojnë se z. Spahiu e kishte lënë Policinë e Kosovës vite përpara ngjarjes së Banjskës”, njofton PK. /KFVA/

Reagimi i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *