• Tue. Oct 14th, 2025

Qalaj: Vendosja e gjurit në qafë nuk mësohet në polici

Bykfvanews

Jul 9, 2025

 

 

Ish-Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, u ka gjetur vërejtje veprimeve të policëve në rastin e arrestimit të të ndjerit Agon Zejnullahu.

Ai tha se veprimi i policit që ia vendosi gjurin tek qafa tashmë të ndjerit, ka qenë joprofesional.

“Pa hyrë në shkaqet e vdekjes – është veprimi i vendosjes së gjurit në atë pjesën afër qafës, një veprim që nuk praktikohet në policinë demokratike. Nuk mësohet askund, jo në pjesën afër qafës. Mësohen mënyrat e arrestimit, ai pasiv dhe aktiv, përdorimi i mjeteve ndihmëse që i ka polici”, tha Qalaj në Pressing.

“Të gjitha punët e mira që i ka bërë policia paraprakisht, ky veprim i hedh poshtë”, tha Qalaj.

Por, Qalaj tha se për shkaqet e vdekjes duhet pritur raportin e obduksionit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *